Sirena spanjolle për Icardin, klubi i njohur shqetëson Juventusin

schedule13:38 - 17 Prill, 2020

schedule 13:38 - 17 Prill, 2020

E ardhmja e Mauro Icardit është e mbushur me mister. Sulmuesi argjentinas u huazua nga Interi te PSG verën e kaluar dhe nevojiten 70 milion euro për të blerë kartonin e tij. Aventura franceze nisi mirë, por më pas erdhi kriza e golit dhe ulja në stol.

Kampionët e Francës nuk janë të bindur për të investuar shumën e kërkuar nga Interi, teksa Icardi preferon rikthimin në Serie A, aty ku e pret Juventusi. Për të shqetësuar bardhezinjtë ka menduar Atletico Madrid sipas Tuttosport.

“Colchoneros” e kërkuan sezonin e kaluar lojtarin, në momentet që raporti i tij me Interin kishte prekur fundin. Diego Simeone ia vlerëson cilësitë 27-vjeçarit dhe i ka kërkuar drejtuesve të përgatisin një ofertë tunduese për të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!