Me qindra ton naftë të importuara janë derdhur nga kompania “Gega Oil” në zonën e Porto Romanos. Incidenti ka ndodhur teksa nafta kalohej nga tankeri në depozitën e kompanisë në Porto Romano në Durrës.
Ngjarja nuk është raportuar nga institucionet përkatëse, ndërkohë që e gjithë zona përreth është ndotur.
Ngjarja ka ndodhur 8 ditë më parë në zonën e Porto Romanos. Krahas dëmit ekonomik që i shkaktoi kompanisë, nafta ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore.
Ndërkohë, ky incident është shfrytëzuar nga banorët e zonës të cilët kanë nxituar ta mbledhin naftën me bidona.
Në lidhje me këtë incident që ka shkaktuar ndotje të lartë në mjedis, jemi interesuar pranë Inspektoriatit të Mjedisit, i cili nuk dhënë një pasqyrë të qartë të asaj çfarë ka ndodhur.
Derdhja e naftës në Porto Romano është përsëritur edhe më parë, ndërsa nuk ka pasur penalizime për kompanitë. /abcnews.al