Ish-deputeti i PS, Bardh Spahia ka publikuar mesazhin e mbërritur në celularin e tij, ku thuhet se 82-vjeçari nga Shkodra që humbi jetën tek Senatoriumi vdiq për shkak të koronavirusit.
82-vjeçari nuk u shtua në listën e viktimave të Covid-19 nga ministria e Shëndetësisë, pasi u sqarua se vdiq për të tjera shkaqe, ndonëse ishte edhe mbartës i virusit.
Sakaq, Spahia thekson se personeli shëndetësor i Shkodrës po përballet me këtë situatë, dhe siç thekson ai “filozofia kriminale e kësaj qeverie nuk ka qenë lufta ndaj Covid, por manipulimi i shifrave”.
Reagimi i Bardh Spahisë:
RRENAT E MINISTRES QE DALIN SHPEJT.
Personeli shëndetësor i Shkodrës po përballet me këtë situatë, pa mbrojtjen e duhur e në kushtet kur u mohohet testimi, vetëkarantinohen, që të mos bëhen më tej transmetues të virusit! Ngushëllime familjes nga Shkodra, që humbi të dashurin e saj dje ne mëngjes në spitalin Infektiv, e që nga autoritetet u regjistrua si vdekje për shkaqe të tjera! Prej fillimit, filozofia kriminale e kësaj qeverie nuk ka qenë lufta ndaj COVID, por manipulimi i shifrave.