Pas pak minutash, në orën 10:00 ashtu sikurse është njoftuar Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, ku do të diskutohen 22 nisma ligjore.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se seanca plenare, e cila do të zhvillohet në kushtet e pandemisë, masave nuk do u shpëtojnë as deputetët.
Teksa mbrëmjen e djeshme ishte vendosur në hyrje të Parlamentit një kabinë dezinfektuese, ditën e sotme është hequr.
Mirëpo, deputetët sapo të hyjnë në derën e Parlamentit do ti nënshtrohet matjes së temperaturës. Nëse ndonjëri prej tyre do të ketë temperaturë të lartë ata nuk do të hyjnë në Kuvend.
Më pas do të pajisen me maska dhe doreza nëse nuk kanë marrë vetë një palë të tilla, shkruan abcnews.al
Deputetët nuk do të ulen si zakonisht , gjysma e tyre do të vendoste në karriget e zakonshme. Ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen në lozhat anësore dhe një pjesë e tyre do të jenë në katin e mësipërm.
Në këtë seancë do të mungojë deputeti Adriatik Alimadhi, i cili është i konfirmuar me koronavirus.
Deputetja e PS, Antoneta Dhima, i biri i së cilës ësshtë shëruar do të jetë e pranishme në seancë.
Ndërkohë, s’do të jenë pjesë e seancës parlamentare deputetët e opozitës së re, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelon dhe të tjerë të cilët kanë sëmundje që i shoqërojnë dhe mendojnë se rrezikojnë.
Po ashtu nuk do të jetë edhe Andi Përmeti, i cili e ka deklaruar më herët.
Nga ana e mazhorancës disa deputetë që kanë sëmundje kronike, nuk do të vijnë në fillim, por në fund kur vota e tyre është e rëndësishme për procesin e votimit. /abcnews.al