Deputetët thyejnë karantinën, seanca parlamentare zhvillohet me rregulla strikte: Pritet votimi i 22 nismave ligjore

schedule07:35 - 16 Prill, 2020

schedule 07:35 - 16 Prill, 2020

Kuvendi i Shqipërisë kthehet këtë të enjte në punë pas një muaji shkëputje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

Seanca e kësaj të enjte do të zhvillohet nën rregulla strikte për t’u mbrojtur teksa deputetët do të pajisen me maska dhe doreza, në distancë 1.5 m largësi teksa vetëm 35 parlamentarë do të jenë të ulur në vendet që u takon kurse të tjerët do të jenë të shpërndarë.

https://www.youtube.com/watch?v=Qt3ti0y2fuw&feature=youtu.be

Në këtë seancë plenare që pritet që zgjasë 2 orë do të votohen 22 nisma ligjore duke filluar nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset.

Gjithashtu pritet që në këtë seance plenare të diskutohen edhe nisma ligjore jashtë situatës së COVID-19 siç janë dy dekretet e Metës për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar në mes marsi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!