Sistemi shëndetësor në veriun e Kosovës vazhdon të kontrollohet nga Serbia. Mjekë nga Serbia kanë shkuar aty për të ndihmuar në përballjen me pandeminë. Rreze Duli nga Agjensia për Zhvillim Rajonal, thotë se me rëndësi është që të shpëtohen jetët e njerëzve.
A është e vërtetë që temperaturat e larta vrasin Covid 19? Çfarë tregon përvoja e Kenias për këtë?
Salie Osmankaq nga Kosova, e cila jeton në Nairobi të Kenias, thotë se tashmë 7 raste të infektuara kanë përfunduar me fatalitet. Qeveria Keniane ka bërë 5300 teste deri tani.
MythBuster është një platformë në Maqedoninë e Veriut, kundër lajmeve të rreme, e cila ka dekoduar edhe lajmet e rreme lidhur me Covid -19.
Krijuesi i platformës Sefer Selimi shpjegon si bëhet dekodimi i miteve në lidhje me pandeminë, infodeminë në kohë pandemie dhe de-mistifikimin e miteve, në të cilat hyn edhe propaganda e qeverisë kineze apo dizinformimi i afërt me strukturat e Rusisë./abcnews.al
Intervista: