“Është më e rrezikshme uria që ka populli për bukë”, 140 tregtarë në Fier kërkojnë “pagën e luftës”

schedule16:55 - 15 Prill, 2020

schedule 16:55 - 15 Prill, 2020

Prej 10 marsit rreth 140 tregtarëve në Fier ju është mbyllur aktiviteti. Ata shisnin produkte në Tregun Industrial dhe kanë aplikuar për pagën e luftës. Po pas aplikimit të parë përgjigja që morën ka qenë negative.

Ata janë mbledhur përpara drejtorisë së tatimeve për të marrë përgjigje pasi pjesa më e madhe e tyre kanë paqartësi se përse nuk përfitojnë dhe kanë një thirrje për kryeministrin.

“Bëmë aplikim për të parën dhe na u kthyer përgjigja negative. Tani presim përgjigje për të dytën dhe duam brenda 24 orësh një përgjigje. Jemi gjithsej 140 punëtorë, jemi të gjithë kryefamiljarë që mbajmë familjen më këto të ardhura”.

Nevoja për të ushqyer familjet e tyre ka bërë që këta tregëtarë të mos jenë aspak të vëmendshëm ndaj respektimit të masave për të parandaluar prekjen nga virusi.

“Është më e rrezikshme uria që ka populli për bukë”.

Ata u larguan pa asnjë rrugëzgjidhje nga Tatimet. ABC News u interesua pranë institucionit dhe burimet zyrtare sqaruan se kjo kategori tregtarësh për shkak të taksave të ulëta që kanë pranuar të paguajnë konsiderohen si ambulantë, ndaj dhe nuk përfitojnë pagë nga shteti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!