COVID-19, Meta mbledh sonte Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Çfarë pritet të diskutohet

schedule15:55 - 15 Prill, 2020

schedule 15:55 - 15 Prill, 2020

Sot do të mblidhet për të dytën herë radhazi Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Mbledhja e thirrur nga Presidenti Meta do të zhvillohet online.

Gazetarja Esiona Konomi tha për abcnews.al se nuk pritet të jetë një mbledhje vendimarrëse, dhe shërben për të dikutuar masat e marra në vijim për situatën e koronavirusit. Mbledhja drejtohet nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Mbledhja do të realizohet online, edhe këtë radhë do të jetë pjesëmarrës, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pritet të bëhet një bilanc i gjendjes së infeksionit dhe si mund të parashikohet një minimizim i efekteve të COVID-19.

Situata ekonomike do të jetë në qendër të diskutimit në këtë takim. Gjithashtu do të diskutohet edhe për ndryshimet në Kodin Penal.

Ndërkohë në mbrëmjen e sotme Presidenti Ilir Meta pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, do të jetë në orën 21.00 në “Byro Politike” në “ABC News”.

Lexo edhe: Meta flet ekskluzivisht për “Abc News” menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë

Pjesë e mbledhjes do të jenë presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha, Kreu i Kuvendit,  Gramoz Ruçi dhe ministrat Sandër Lleshaj, Etilda Gjonaj, Olta Xhacka, Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!