Partizani vjet fitoi titullin kampion, që mundonte prej 26 vitesh në kampin e kuq. Trofetë vitet e fundit nuk kanë qenë të shumtë për skuadrën kryeqytetase, që së fundmi po poston në rrjetet sociale video dhe foto nga ndeshje të hershme.
Ditën e sotme radhën e ka pasur një finale kupe, e 19 majit të vitit 2004. Të kuqtë e ngritën trofeun atë sezon dhe vendimtar në atë ndeshje ishte një mbrojtës shtatlartë, Henri Ndreka.
Pas një goditjeje dënimi, lezhjani realizoi me këmbë dhe jo me kokë, siç mund të mendojë shumëkush nëse do i thuash se Ndreka ka realizuar. /abcnews.al