Muajt e fundit janë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Leo Messit nga Barcelona. Kapitani i blaugranave i ka mohuar gjithmonë këto zëra, por këtë herë mund të jetë ndryshe. Madje dhe kushëriri i tij, Maxi Biancucchi, ka deklaruar se askush nuk e di tē ardhmen e Lionelit.
“E vërteta është se kjo është diçka shumë personale. Askush se di. Personalisht, do të doja ta shikoja Leon të luante për një ekip tjetër, për ti treguar kritikëve se ai nuk luan mirë vetëm tek Barcelona”, sqaron Maxi për “FootballNews24”.
“Sinqerisht nuk do ta preferoja një kalim në Itali. Çdo fjalë e imja do të aludonte mediat, por ju thashë se vendimin e di vetëm Leo. Ëndrra ime është ta shikoj një ditë me fanelën e Newell’s Old Boys.
Argjentina ka shumë lojtarë cilësorë si Dybala apo Lautaro, por asnjë nuk i afrohet Messit. Besoj se trashëgimtari i Leos ende nuk ka lindur”, mbyll kushëriri i sulmuesit katalanas. /abcnews.al