Masat ndaj koronavirusit, ky është shteti i parë evropian që hapi shkollat

schedule13:17 - 15 Prill, 2020

schedule 13:17 - 15 Prill, 2020

Danimarka ka vendosur të hapë shkollat fillore dhe çerdhet, duke u bërë kështu vendi i parë në Evropë që lehtëson kufizimet e koronavirusit në arsim.

Kryeministri Mette Frederiksen mirëpriti fëmijët ndërsa shkuan përsëri në shkollë në kryeqytetin Kopenhagë.

Danimarka ishte po ashtu ndër vendet e para që vendosi të mbyllë shkollat në fillim të marsit. Shkalla e infeksionit ka qenë e ulët por kritikët paralajmërojnë se strategjia është e rrezikshme.

Ky vendim i qeverisë së Danimarkës erdhi teksa shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen caktoi një plan Mërkurën për një heqje graduale të kufizimeve në bllokun e vendeve të BE, por bëri të qartë se ky nuk ishte një sinjal për të vepruar menjëherë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!