Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq shqiptar, Artur Katuci është shprehur se në kushtet e situatës së jashtëzakonshme, në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së pandemisë, të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq janë në shërbim të personave në nevojë.
Katuci përmes një interviste të dhënë për Abc News është shprehur se në kuadër të punës vullnetare dhe kurseve që zhvillojnë po punojnë për bërjen e maskave që do ju shpërndahen punonjësve të policisë.
Pjesë nga biseda:
Gjatë periudhës së pandemisë a ka familje që kanë nevojë për ushqimet e shportës?
Situata është shumë e vështirë është një situatë e paprecedentë dhe presioni është i jashtëzakonshmëm për shoqatat e shërbimit humanitar dhe jo vetëm pasi dhe janë shumë shoqata të tilla nën trysni në këtë situatë. Ne me kryqin e kuq lançuam një projekt ndihme për një mijë familje për të gjithë Shqipërinë.
Ju më parë keni praktikuar dhe dhënien e ushqimit për personat që janë në kushte të vështira në ambientet e Kryqit të Kuq, si funksionon tashmë një gjë e tillë pasi menzat nuk mund të funksionojnë?
Ka qenë një ndër prokupimet kryesore të kësaj situate të jashtëzakoshme, duke pas parasysh se janë 14 qendra sociale në të gjithë Shqipërinë mes të cilave tre janë qendra sociale me shërbim ushqimor, në Durrës, Tiranë dhe në Vlorë.
Sa paketa çoni në ditë në Tiranë dhe në qytetet e tjera te familjet në nevojë dhe me çfarë produktesh?
Po marr në analizë mensën e Vlorës që është një restorant i vogël por që marrin shërbim 60 përfitues në këtë gjendje të vështirë dhe pa situatën e Covid në bashkëpunim me restorantit janë vullnetarët e Kryqit të kuq të cilët me makinën shpërndajnë ushqimin tek këto persona në nevojë
Ndërkohë është e rrezikshme për vullnetarët cilët janë masat mbrojtëse që ju keni marrë për ta?
Jemi munduar që të ruajnë sa më shumë distancimin dhe duke mos pasur kontakte të afër kanë maska dhe doreza.
Nga ana tjetër ju përpiqeni që ti ndihmoni dhe të tjerët duke i angazhuar dhe me punë, ku gratë angazhohen në kurse për tu bërë rrobaqepëse dhe së fundmi duket se këtë e keni kthyer sërish në një mision për të ardhur në ndihmë, duke prodhuar maska për punonjësit e policisë?
500 maska të prodhuar nga vullnetarët dhe instruktorët që marrin pjesë në kursin e rrobaqepsisë në një projekt që quhet të mësojmë një profesion për të pasur një hapësirë pune në treg. Maskat po prodhohen për nevojat e vullnetarëve të kryqit të Kuq dhe do të ofrohen për institucionet duke e filluar nga punonjësit e policisë së shtetit. /abcnews.al