Ndërsa ka shumë persona që nuk po përballojnë dot stresin që po shkakton qëndrimi në shtëpi, izolimi tek shumë të tjerë ka zbuluar anë pozitive që jo shumë i dinin.
Për shembull komedianja Melanie Bracewell vendosi të imitonte kryeministren e vendit.
Videot e saj në TikTok tani janë klikuar nga mijëra persona në të gjithë botën, dhe ajoa ka fituar fansat e saj të shumtë – përfshirë vetë zonjën Ardern.
Zonja Bracewell thotë se përshtypjet e saj nuk janë parodi – por një homazh për dikë që “ajo është shumë krenare për të për mënyrën si po drejton vendin gjatë një pandemie.
Zelanda e Re dhe qeveria e zonjës Ardern janë vlerësuar për parandalimin e shpejtë të shpërthimit të koronavirusit, me 1386raste dhe vetëm 9 viktima./abcnews.al