Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se paketa e zgjeruar ekonomike do të mbështesë 176 familje duke renditur edhe kategoritë që përfitojnë prej saj. Rama thotë se shuma prej 40 mijë lekësh do të derdhet në llogarinë e kategorive të përzgjedhura nga data 20 prill, dhe ky proces do të përfundojë brenda këtij muaji.
Ai ka deklaruar se nëse lufta ndaj koronavirusit konsolidohet në hapat e deritanishëm, një pjesë e këtyre kategorive do të kthehen në punë brenda majit.
“Paketa e zgjeruar mbështet me një pagesë direkte 40.000 lek (400usd) 176.000 mijë familje
-100 mijë të punësuar në bizneset e vogla, të cilat janë goditur në xhiron e tyre gjatë javëve të kufizimit të lëvizjeve
-66 mijë punonjës në bizneset e mëdha që janë goditur gjatë këtyre javëve në vendet e tyre të punës
-10 mijë të punësuar në sektorin e turizmit
Nga data 20 prill shuma 40.000 lek do të fillojë të derdhet në llogaritë e të gjithë ketyre individëve dhe brenda muajit të 176 mijë familjet përkatëse do ta kenë marrë atë
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit
Një atdhe, një familje”, shkruan Rama. /abcnews.al