Në Shtete e Bashkuara të amerikës ka ndodhur një rast i rrallë, ku një grua e cila kishte 3 javë e mbyllur në shtëpi është infektuar me koronavirus.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut ku një grua është infektuar me koronavirus edhe pse 3 javësh qëndronte në shtëpi e izoluar, që pas nxjerrjes së rregullave të izolimit nga autoritetet vendase.
Pacientja Rachel Brummert nga Charlotte deklaron se mendon që e ka marrë virusin nga qesja e ushqimeve që kishte porositur nga marketi.
Tashmë Rachel ka shfaqur të gjitha simptomat dhe është izoluar dhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes së saj që të mos e përhapë virusin./abcnews.al