Moti – E mërkurë, 28 shkurt 2018

schedule12:32 - 28 Shkurt, 2018

schedule 12:32 - 28 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta të cilat sjellin reshje të pakta dëbore, në pjesën më të madhe të vendit POR kryesisht në Qendër – Jug.

Pasditja sjell përmirësim gradual të motit duke shtuar kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesnatës.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë gjatë mëngjesit, rënie që vijon edhe gjatë mesditës, më e ndjeshme në Qendër dhe Jug të territorit.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det do vijojë dallgëzimi 3 ballë.

Moti – E enjte, 1 mars 2018

Sipas MeteoAlb: Moti MBETET me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta deri në mesditë kur priten shira mesatarë në Veri dhe Qendër por shira të paktët në Jug të vendit. NDERSA reshje dëbore do të letë në zonat malore në Veri dhe Verilindje. Në kushtet e vranësirave dhe reshjeve të shiut, kryesisht në Veri dhe Qendër, territori mbetet në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht lehtë në mëngjes POR RRITJE me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës duke NDIKUAR në shkrirjen e ngricave.

Era do fryjë mesatare por e fortë në mbrëmje, me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!