Shëndeti i Boris Johnson po përmiresohet dhe kryeministri ka filluar të lëvizë në spital. Lajmi është dhënë nga sekretari britanik për shendetësinë dhe kujdesin social gjatë një konference shtypi si dhe është shpërndare dhe përmes një deklarate zyrtare nga Downing street.
Edhe spitali Saint Thomas ku qëndron i shtruar që të hënën, konfirmoi se kryeministri Johnson po lëviz nga shtrati.
Mattheë David Hancock, sekretari i Mbretërisë së Bashkuar për shëndetësinë dhe kujdesin social, ka deklaruar se më shumë se 19,000 teste për virusin u kryen ditën e enjte. Qendrat e reja të testimit po hapen në të gjithë vendin.
Londra vazhdon të mbetet epiqendra dhe zona më e goditur nga epidemia, ndërkohë qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit publik është ulur ne menyre drastike. Të gjithë autoritetet zyrtare në Britaninë e Madhe po bëjnë thirrje publike për qendrim në shtëpi, pasi vendi po përjeton momentin më të vështirë të pandemisë.
Sipas specialistëve të shëndetësisë, kulmi i pandemise tashmë ka arritur edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Vetëm brenda 24 orëve të fundit, numri i të infektuarve të rinj me Covid është 5195, ndërsa numri total i të infektuarve në të gjithë vendin është 70.272.
Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka regjistruar 980 viktima nga koronavirusi. në të gjithë vendin dxeri tani jane regjistraur 8958 vdekje nga Covid. /abcnews.al