Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktorët e Teatrit Kombëtar gjejnë mënyrën për të qenë sa më afër publikut, sjellin projektin virtual

schedule15:04 - 10 Prill, 2020

schedule 15:04 - 10 Prill, 2020

Si shkak i pandemisë së koronavirusit jeta normale ka “ngrirë” pothuajse kudo, por gjithsesi janë gjetur mënyra për t’u përshtatur.

Një shembull është mbyllja e shkollave që ka çuar në mësimin online, edhe shumë aktivitete të tjera po bëhen tashmë me anë të platformave të ndryshme virtuale.

Në mënyrë virtuale ka vazhduar edhe aktiviteti i Teatrit Kombëtar, aktorët e të cilit kanë sjellë projektin “The show must go on”.

Ky është një projkt i ideuar në kushtet e izolimit nga Teatri Kombëtar ku aktorë të ndryshëm, interpretojnë, poezi e proza nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj. Ky program jepet katër ditë në javë dhe mund ta gjeni online.

Lidhur me këtë projekt ka folur për ABC News në një lidhje direkte regjizori dhe drejtori i këtij projekti Armand Bora.

I pyetur sesi ka lindur ideja për këtë projekt online, Bora tregon:

“Padyshim në momentin që gjendesh në një situatë jo normale, lind nevoja për të gjetur një formë dhe mënyrë tjetër komunikimi. Ishte propozimi dhe ideja e drejtorit të teatrit Ervin Çuli për të kaluar këtë situatë nëpërmjet një forme të caktuar. Jam shumë i lumtur që e gjithë trupa e teatrit pati një reagim si kolektiv, të gatshëm të gjithë për të vazhdur, për të kapur ritmin për të mos bërë një shkëputje të ndjeshme me publikun…” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!