Gurdia Di Finanza Italiane e Barit ka arrestuar një 47 vjeçar shqiptar shofer i një kamioni që transportonte veshje nga Shqipëria në Itali.
Në kamionin tip Volvo u gjetën rreth 30 kg drogë e tipit heroinë e kokainë.
Kamioni ishte nisur nga Durrësi e kishte mbërritur dje ( 9 prill 2020) në portin e Barit me linjën e tragetit M/N Marina.
Ndalimi i tij u bë në afërsi të stadiumit të Barit gjatë një postblloku rrugor për parandalimin e përhapjes së COVID 19 e kontrollit të lëvizjes së automjeteve.
47 vjeçari shqiptar ka deklaruar se po transportonte veshje në Piacenza e në Bergamo.
Nuhatja e qenëve antidrogë zbuloi se në kabinën e shoferit ishin fshehur lëndë narkotike.
Në brendësi të kamionit u gjetën 19 pako drogë baraz me 12.1 kg kokainë e 8.8 kg heroinë. Kokaina ishte paketuar në 11 pako e heroina në 8 pako.
Shoferi shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e ndodhet në izolim të detyrueshëm për shkak të pandemisë COVID 19.
Autoritetet italiane informojnë se kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e kanalit të këtij trafiku droge.