Fati i sezonit aktual, Galliani e gjen zgjidhjen në… Amerikën Latine

schedule10:58 - 10 Prill, 2020

schedule 10:58 - 10 Prill, 2020

Ndërkohë që Coronavirusi vazhdon përhapet në mbarë globin, Federata Italiane po shikon opsionin më të mirë për fatin e këtij sezoni. Të paktën deri në javën e parë të majit nuk do të rifillojë, por ish-drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka një propozim të ri.

“Për dy vite duhet të ndejkim skemën që përdor Amerika Latine. Pra sezoni 2020/2021 duhet të fillojë në muajin shkurt dhe e njëjta gjë dhe për vitin tjetër. Është e vetmja mënyrë që sezoni aktual të përfundojë”, propozon CEO  i Monzës.

”Pas dy viteve do të rikthehemi në normalitet. Madje mendoj se ndeshjet që do të zhvillohen në Korrik dhe Gusht do të kenë më shumë audiencë. FIFA e ka vendosur Kupën e Botës 2022 dhe e njëjta gjë duhet bërë me Europianin dhe Kupën e Amerikës. Ose mund të luhen në verë, por lojtarë duhet të rikthehen sërish në fushë për të përfunduar sezonin”, mbyll Galliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!