Dyshohet për koronavirus, GJKKO urdhëron ISHP dhe Spitalin e Burgjeve t’i marrë tamponin Florenc Llanajt

schedule12:54 - 9 Prill, 2020

schedule 12:54 - 9 Prill, 2020

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka pranuar kërkesën e të dyshuarit Florenc Llanaj dhe mbrojtësit Av. Aber Hoxha dhe me Vendim të Ndërmjetëm ka urdhëruar Insitutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin e Burgjeve për t’i marrë tamponin dhe të bëjë analizat përkatëse nëse ky person është i infektuar apo jo me COVID 19.

Për këtë shkak, seanca gjyqësore u shty për në date 15 Prill 2020, ora 09.00.

Gjithashtu, burime për ABC News bëjnë me dije se nëse Llanaj rezulton pozitiv, seanca mund të zhvillohet edhe më herët se data 15 Prill.

Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit

Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është një ndër personat e arrestuar gjatë operacionit të bujshëm të Forcave Speciale dje në Sarandë dhe disa qytete të tjerë.

Llanaj u arrestua si i dyshuar se bënte pjesë në grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria në Greqi./abcnews.al