Djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç është konfirmuar pozitivë i infektuar me koronavirus.
Kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se djali i tij Danilo ka dalë pozitiv me koronavirus dhe është transferuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
https://www.instagram.com/p/B-uveOfBoxL/?utm_source=ig_web_copy_link
“Biri im ishte infektuar me koronavirus dhe gjendja e tij klinike është e tillë që ai u pranua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, ka shkruar Vuçiç.
Ndërkohë, deri me tani në Serbi janë raportuar 2 666 persona të infektuar me koronavirus dhe 65 persona kanë humbur jetën. /abcnews.al