Në kuadër të masave shtrenguese të marra në periudhën e pandemisë, qeveria shqiptare po përgatit një paketë ndryshimesh në Kodin Penal dhe Rrugor, që tashmë nga Akt Normativ do të kthehen në ligj.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo paketë ndryshimesh, do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të luftës dhe do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, që ka paralajmëruar.
Ndër të tjera shefi i qeverisë thekson se në ligj do të sanksionohet se kush thyen masat do të përfundojë në burg, ndërsa do i hiqet edhe leja e drejtimit të makinës për disa vite.
Postimi i plotë:
? Masat e reja shtrënguese, për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal & rrugor të republikës së shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim, duke siguruar shëndetin e çdo qytetari
?Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet, e po ashtu heqja e lirisë, për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cënuar shëndetin e askujt
? Brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri, si edhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë
#njëatdhe ?? #njëfamilje./abcnews.al