FOTO / Gjithmonë 1 hap përpara, Koreja e Jugut zhvillon provimet në stadium

schedule15:28 - 8 Prill, 2020

schedule 15:28 - 8 Prill, 2020

Punëkërkuesit e Koresë së Jugut i janë nënshtruar provimit me shkrim në një  fushë futbolli për të respektuar distancën dhe shmangur Koronavirusin.

Testimi është realizuar për të rekrutuar persona të cilët do të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit raporton abcnews.al.

Sic shihet në foto ata kanë vendosur tavolinat për aplikuesit duke siguruar një distancë të sigurt larg njëra-tjetrës dhe në një ambient të hapur siç është stadiumi.

Koreja e Jugut, është shteti më rezultatet më të mira në gjurmimin, provën dhe trajtimin e pandemisë.

Është ndër vendet që kanë arritur sukses dhe kanë bërë të mundur  “rrafshimin e  kurbës”.

Falë testimit të rreptë dhe zbatimit të hershëm të masave të distancimit shoqëror, ajo ka pasur një numër minimal të rasteve serioze.

Koreja e Jugut ka shënuar  deri ditën e sotme 200 të vdekur nga 10. 384 raste gjithsej.

Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve të vend krijuan një departament të posaçëm për të parapërgatitur vendin.

Koreanët  dizenjuan dhe prodhuan testet, pastaj krijuan një rrjet laboratorësh menjëherë në të gjithë vendin, të cilat ishin të gjitha funksionale brenda 17 ditëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!