Kjo është banesa ku Astrit Alushi jeton që prej 26 nëntorit të vitit 2019, pasi shtëpia ku ai jetonte në Kombinat edhe pse jo e tija u dëmtua nga tërmeti.
“Kjo është banesa që më ka lënë një miku im kundrejt asnjë detyrimi duke parë hallet e mia. Unë kam jetuar në Kombinat. Edhe atje më mëshiroi dikush, kur ra tërmeti shtëpia u dëmtua dhe unë dola:, thotë Astriti.
Në këtë papafingo, pa dyer e dritare ai ka kaluar edhe dimrin së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij binjakë 4 vjeçare.
Frymën e kanë mbajtur nga rroga e bashkëshortes së tij, e cila pre 3 javësh edhe ajo është e pa punë.
Edhe në këtë kohë pandemia ata jetojnë në këto kushte, ku vuajnë edhe për bukën e gojës, këto janë të vetmet ushqime që ata kanë në shtëpi.
Fëmijëria e këtyre vogëlushëve është ndryshe, nga shumë bashkëmoshatarë. Të vetmet lodra argëtimi për ta janë një top dhe disa pjesë të një peme Vitit te Ri, edhe pse dëshira e tyre është që të kenë makina e lodra argëtuese si gjithë fëmijët.
Astriti thotë se ka shkuar disa herë në njësinë nr. 6 për të kërkuar ndihma , por ende nuk ka marrë asgjë edhe pse posedon një dokument të prokuruar nga administratori që ai është i pa mundësi ekonomike.
“Unë kërkoj ndihmë të çdo lloj forme”, thotë ai.
Ne kontaktuam dhe administratorin e njësisë bashkiake nr. 6 Adriatik Merko, i cili premtoi se të mërkurën paradite do vinte në shtëpinë e Astrit Alushajt , për t’i sjellë ndihma. /abcnews.al