Pas karantinës, Gjermania përgatit planin për rikthim në jetën normale

schedule22:43 - 6 Prill, 2020

schedule 22:43 - 6 Prill, 2020

Gjermania ka hartuar një listë masash, mes të cilave dhe detyrimin për të mbajtur veshur maskat në publik, kufizime në lidhje me grupimet publike dhe mbikqyrjen e shpejtë të zinxhirit të infektimit.

Sipas funksionarëve zyrtarë, këto masa do të mundësojnë ritkhimin në jetën normale pas fundit të periudhës së izolimit, të parashikuar në datën 19 Prill.

Sipas propozimeve, të përfshira në draftin e një plani veprimi të përgatitur nga Ministria e Brendshme, masat duhet të jenë të mjaftueshme për të qëndruar në fazën kur 1 person i prekur nga kovid infekton një person tjetër. Ndërsa  jeta publike do të autorizohet të rifillojë gradualisht.

Që ky plan të bëhet i mundur, do të duhet të vihen në veprim mekanizma për të gjurmuar më shumë se 80% të personave me të cilët një individ i infektuar ka pasur kontakt brenda 24 orëve, duke nisur nga momenti i daljes së diagnozës së tij.

Ndërsa shkollat, do të rihapen mbi bazë rajonale dhe kontrollet e ashpra nëpër kufinj do të lehtësohen. /abcnews.al