Klubi i Tottenham ka konfirmuar se sulmuesi Son do të fillojë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare, klubi londinez sqaroi situatën me një ndër lojtarët më kryesorë të ekipit.
“Klubi konfirmon që Heung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.
Sulmuesi u nis në vendin e tij në fund të muajit mars, ku aktualisht është në karantinë. Stafi ynë mjekësor është në kontakt të rregullt, pasi ai po përfundon rikuperimin e tij pas thyerjes së krahut në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa, në 16 shkurt.
LEXO EDHE: Ftesë e papritur për Son, Koreja e Jugut e thërret për stërvitjen e “egër”
Sot pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut, para se të kthehej në Angli në fund të shkurtit, për të vazhduar rehabilitimin e tij.
Premier League njoftoi se sezoni 2019/20 do të kthehet në kohën e duhur, në një njoftim të dytë. Son do të kthehet në Londër pas përfundimit të shërbimit të tij ushtarak, në muajin maj”, shkruhej në komunikatën e klubit londinez./abcnews.al
An update on Heung-Min Son.#THFC ⚪️ #COYS
— Tottenham Hotspur (at ?) (@SpursOfficial) April 6, 2020