Paolo Di Canio ka luajtur me shumë skuadra, por ne zemër ka Lazion në Itali dhe West Ham në Angli. Ish-sulmuesi karizmatik ishte pjesë e “Çekiçëve” në vitet 1998-2003 dhe krijoi një lidhje të fortë me një prej tifozërive më të famshme në planet.
Video e postuar në rrjetet sociale nga ana e 51-vjeçarit është e veçantë. “Qëndroni në shtëpi, nëse doni të përqafoheni si më parë dhe këndoni këngën I’m forever blowing bubbles”, është mesazhi i tij dhe më pas fillon e xhonglon topin.
Jo vetëm kaq, pasi Di Canio, i cili mban veshur fanellën e West Ham, nis e këndon dhe përplas duart në të njëjtën kohë, njësoj si tifozët e zjarrtë anglezë, të cilët nuk i kanë kursyer komentet pozitive për idhullin e tyre. /abcnews.al
Some wise words from a legend! ⚒️#StayHomeSaveLives pic.twitter.com/6s8qppAzFE
— West Ham United (@WestHam) April 5, 2020