“Kam hequr dorë nga alkooli”, Ermal Fejzullahu flet për kohën në karantinë

schedule11:57 - 6 Prill, 2020

schedule 11:57 - 6 Prill, 2020

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu ka folur për ditët e tij në karantinë.

Ai ka thënë se për shkak të izolimit ka mbajtur një regjim të mirë dietik. Fejzullahu tregon se se i mungon puna, publiku, miqtë por është i lumtur për kohën që po kalon pranë familjes së tij.

Gjithashtu ai shprehet se karantinimi e ka ndihmuar të heqë dorë nga alkooli dhe se ndihet shumë mirë e më i shëndetshëm.

“Kam hequr dorë nga alkooli, nuk kam pirë asnjë gotë verë këto ditë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!