Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tregu i Kombinatit nga nesër me rregulla të reja

schedule14:54 - 5 Prill, 2020

schedule 14:54 - 5 Prill, 2020

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupe pune në të gjithë territorin për të shpërndarë ndihma për familjet në nevojë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi se ka nisur puna në tregun e kombinatit dhe se nga nesër të gjithë do të blejmë me rregulla. Veliaj i shoqëruar nga drejtori i Policisë Shtetit, Ardi Veliu kanë inspektuar nga afër masat e marra atje.

“Është shumë e rëndësishme që të japim disa porosi për tregun e Kombinatit, më problematiku javën e kaluar. Çfarë ka ndodhur? Dyqanet janë atje ku kanë qenë ndërsa tezgat janë zhvendosur në shesh.

Kjo është një masë e përkohshshëm. Secili prej qytetarëve do të ketë një pullë të verdhë tek pragu i subjektit tregtar.

Tek pulla komunikon me shitësin, liron vendin dhe vjen dikush tjetër. Hyrja në tregun fillestar bëhet me anë të një post-blloku nga një person dhe më pas del nga një vend tjetër. Secili që hyn do të dezinfektohet”, sqaroi Veliaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!