“Informacioni mbahet i fshehur”, Ademi: Duhet të shtohet sa më shpejt numri i testeve

schedule10:16 - 5 Prill, 2020

schedule 10:16 - 5 Prill, 2020

Në Shkodër numri i të prekurve me koronavirus shkon në 37 duke u renditur i dyti më i prekur pas Tiranës.

Kryetarja në detyrë Voltana Ademi në një lidhje për “ABC News” u shpreh se rastet e të prekurve më COVID-19 por rritet me ritme të shpejta, ndërsa theksoi se duhet të bëhen sa më shumë testime.

“Sot janë 4 raste të reja, 3 raste janë të një familje në Dobraç, ndërsa një rast në lagjen Kiras. Pritet të ketë një informacion më të thelluar. Në Shkodër ka nevojë të ketë më shumë informacion për familjet e infektuara, pasi informacioni është i fshehur.

Rastet e të prekurve e marrim nëpërmjet gazetarëve dhe njohjeve tona. Kam dy raste që dje dy familje të cilat ishin në listën e njerëzve të infektuarve kërkonte ndihma ushqimore.

Dje Ministrisë nuk i doli koha të jepte lajmin se kishte dy të infektuar, pasi në mbrëmje ndërroi jetë.  Persona me temperaturë nuk janë këshilluar të bëjnë testimin, por i është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Është e domosdoshme të menaxhohet situata, për të caktuar zonat ku ka problematikë sepse rezulton që vatrat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Është e domosdoshme të bëhet gjurmimi i vatrave, tu tregohet shkodranëve se kush janë zonat. Rreth 120 është numri i testimeve dhe është shumë i ulët për nivelin e infektimit që vetëm po rriten”, u shpreh Ademi.

Gjithashtu Ademi theksoi se në qark në bazë të ligjit janë prefeketet që kanë komisionin e emergjencës.

“Janë shqetësime të cilat i kam paraqitur.  Duhet të shtohet sa më shpejt numri i testeve. Përpara se ti çojmë njerëzit në burg, ti sigurojmë bukën e gojës.

Duhet një protokoll i domosdoshëm, për dezinfektimin e ambienteve të vendeve të prekurve.

Në 12 pikat e qytetit kemi kamera, dhe kemi monitoruar lëvizjet dhe në të gjithë qytetin verifikohet një ulje e numrit të kontrolleve. Personelet janë të lodhur, punojnë me turne shumë të gjata. Është rasti që tu kërkohet të gjithë policëve që i kanë nxjerrë nga detyra të shërbejnë.

Kjo histori është në fazë të rritjeve. Ka një ndërgjegjësim të qytetarëve, por ka një nevojë ekstreme për tu ushqyer”, u shpreh Ademi.

A respektohen masat në tregje?

“Në markete dhe dyqane buke radha respektohet në mënyrë normale. Nuk ndodh kjo te bankat , në posta dhe në tregje. Është fasha e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë për tu financuar. Kjo është fasha më e varfër e popullsisë. Dhe ky ndoshta është rasti që kjo fashë më e varfër të ndihmohet”, deklaroi Ademi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!