Shqipëria prej ditësh ndodhet në shtetrrethim si një masë e shtuar në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit.
Një ndër zonat më të nxehta sa i përket toneve të nacionalistëve në vendin tonë është Himara.
Por kjo nuk i ka penguar disa ekstremist grek, ndoshta edhe për të përfituart nga situata në vend, që të mundohen të krijojnë përçarje mes minoriteteve në Himarë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se disa grekë në Himarë, gjatë këtyre ditëve kanë dalë nga izolimi dhe kanë vendosur pa leje flamurin e Vorio Epirit dhe një kryq të madh.
Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion nëse autoritete e pushtetit vendor apo policia do të reagojnë në lidhje me provokimet e nacionalistëve grekë në Himarë.
Kjo nuk është tentativa e parë, pasi edhe më herët qarqe nacionaliste greke kanë tentuar të shfrytëzojnë edhe besimin fetar të zonës për propagandë greke./abcnews.al