E vetme me katër vajza të mitura dhe bashkëshortin në emigrim Flora Gjergji duhet të sigurojë ushqimin në kushte izolimi. Jeton në një shtëpi thuajse të rrënuar në zonën e Spitalles në qytetin e Durrësit.
“Më ndihmojnë pak a shumë se dhe shtëpia po bie brenda me qira jam. Nuk e përballoj dot qiranë”, shprehet zonja e shtëpisë.
Të ardhurat e vetme janë nga i shoqi, por edhe ai ka mbetur pa punë, pasi Greqia është në të njëjtën situatë. Ndihmën e vetme e merr nga prindërit pensionite.
“Kam katër fëmijë të vegjël, burri pa punë vetëm kur ikën në emigracion unë fare. Është një situatë e vështirë”.
Flora bën apel për ndihmë, jo për veten, por për vajzat.
“Edhe ilaçet e fëmijëve i marr me borxhe pasi shpesh janë me temperaturë për shkak të lagështisë”, ka thënë ndër të tjera Flora.
Shtëpia i është shkatarruar nga tërmeti i 26 nëntorit, e për shkak të mungesës së të ardhurave nuk kanë mundur të ndërhyjnë.
Nga bashkia nuk ka marrë asnjë përgjigje. Këtë herë nuk e ka provuar fatin, pasi muaj më parë ata e larguan i mohuar çdo ndihmë..
“Nga bashkia asnjë ndihmë,në rastin e tërmetit më thanë ik se nuk përfiton se je qiraxhi”./abcnews.al