Achraf Hakimi ka bërë ndeshje të shkëlqyera për Borussia Dortmund dhe huazimi i tij nga Reali te verdhezinjtë gjermanë, ka qenë shumë i suksesshëm. Reali e huazoi Hakimi për dy vite në Dortmund dhe këtë verë, pritet të rikthehet në Bernabeu.
Madje, mediat iberike raportuan se është gjetur dhe një gjuhë e përbashkët sa i takon rinovimit të kontratës, por agjenti i mbrojtësit maroken, ka mohuar gjithçka.
“Asgjë nga ato që është raportuar, nuk është e vërtetë. Pas kësaj situate të krijuar nga mediat, do të ulemi me drejtuesit e Realit dhe do të bisedojmë. Deri tani, nuk ka rinovim”, tha agjenti i Hakimit. Kontrata e mbrojtësi skadon në vitin 2022./abcnews.al