Mjeku shqiptar në Britani: Testimi masiv një ndër armët më të mira për të luftuar Covid 19

schedule16:23 - 4 Prill, 2020

schedule 16:23 - 4 Prill, 2020

Mjeku shqiptar në Britaninë e Madhe Rexhep Agolli në një lidhje direkte për Abc News është shprehur se pandemia e Covid 19 është një luftë globale me të cilën po përballet çdo vend.

Në një bisedë me Juli Xhakoxhi është shprehur se piku në Britaninë e Madhe sipas tij pritet që të jetë javën e ardhshme.

Gjendja vijon të mbetet një sfidë e madhe në të gjithë vendet dhe kur përdret metafora e luftës është shumë e drejtë. E rëndësishme është se në Britaninë e Madhe tashmë qytetarët po i përmbahen rregullave të distancimit social që dhe pritet të ulë numrin e rasteve politike. Rritja e numrit të rasteve në spitaleve është në një ritëm konstat. Numri i personave në Britaninë e Madhe që kanë nevojë për trajtim mjekësor vijon të mbetet shumë më i vogël se kapaciteti kombëtar të sistemit shëndetsor në Britani”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se një ndër armët më të forta për të përballuar një luftë të tillë është bërja e sa më shumë testeve.

Pjesë nga biseda në studio:

Ka një pikëpyetje në opinion pasi shpesh na është thënë se po përpiqet që pandemia po mbahet nën kontroll jo se nuk do të preken njerëzit, por tentativa është për ta shtrirë në kohë që strukturat spitalore ta kuptojnë atë. Çfarë duhet të kuptojmë me këtë?

Është e vështrirë që ti përgjigjem kësaj pyetje pasi unë nuk jam epidemiolog dhe në momentin që ne flasim akoma nuk kemi arritur pikun e epidemisë dhe nuk është e qartë se kur do të jetë piku, dhe se sa persona mund të infektohen.Në Britani gjatë javës që vjen pritet që të arrihet piku i numrave të personave me koronavirus. E rëndësishme është që të jemi sa më të qartë në lidhje me leximin e numrit të vdekjeve. Covid 19 është një emergjencë e shëndetit publik, dhe çdo vdekje me këtë virus duhet të raportohet për të bërë një studim se sa pacientë ishin viktima vetëm të Covid 19 dhe se sa të tjerë dhe me sëmundje të tjera.

Kjo bëhet pasi të kalojë pandemia?

Këto janë studime që kryen paralelisht. Studimet janë ndarë në dy momente kryesore e para është studime epimidiologjike që studiojnë efektin e izolimit social të shteteve. Ne kemi studimet epidemiologjike të Kinës në Ëuhan nga izolimi dhe distancomi social që u desh pak kohë për ta kuptuar. Ideja e këtyre studimeve është se numri i personave që infektohen nga një individ të jetë nën numrin një vetëm në jkëtë rast ne mund të flasim për një ndalje të epidemisë në bazë të këtyre studimeve bëhen dhe planet se si duhet të sillet çdo spital. Gjithashtu studimet e tjera kanë të bëjnë me ilaçet që përdoren, pasi deri më tani nuk ka asnjë ilaç specifik. Shumë mjek e bazojnë përdorimin e hidrokloropinën pasi në një studim thuhet se ilaçi aarriti që ta eleminojë virusin në ditën e 6, por patjetër çdo gjë ngelet për tu parë pasi varet dhe nga numri i pacientëve që janë bërë pjesë.

Dëgjojmë për shumë studime, në Itali, ShBA, Spanjë, Francë Gjermani, a ka grupe ndërkombëtare studiuesish për të bërë një konkluzion të përgjithshëm në lidhje me atë se çfarë po ndodh në çdo vend?

Patjetër pasi studiuesit marrin të dhëna nga të gjithë vendet, të gjithë grupet kërkimore përmes internetit bën që çdo studiues të ndajë eksperiencat e tyre se si po sillet virusi në një vend që ka arritur pikun siç është në Itali.

A ka ndryshim të sjelljes virusi nga vendi në vend duke e nisur nga Kina që ishte dhe vendi i origjinës për ta pasuar me vendet evropiane Italinë dhe Spanjën që janë dhe vendet më të prekura?

Kjo është një luftë globale, vende të ndryshme kanë përballë vështirësi të ndryshme dhe strategjitë do të jenë të ndryshme. Po të marrim Italinë e cila në fund të marsit ka arritur pikun e rasteve të konfirmuara a ishte kjo si pasojë e uljes së testimit nuk dihet. Gjykimi duhet të bëhet në vijë të përgjjithshme. Anglia po rrit numrin e testimeve për stafin e mjekëve në mënyrë që të ndikojë  dhe në uljen e numrit të personelit.

A do të ishte një testim më masiv instrumenti i identifikimit të situatës së vërtetë të kësaj pandemie?

Testimi masiv është një ndër armët më të mira për të luftuar këtë virus, pasi kjo do të ishte dhe faza e parë e cila do të pasohej më pas me atë të izolimit. Kur flasim për testimin duhet të kemi parasysh kualitetin e testit pasi në mjeksi asnjë test nuk është perfekt dhe në rastin e Covid 19 testi nuk është perfekt. Ajo që dua të them është se me këtë ka një mundësi që një testim që rezulton negativ pacienti mund të ketë koronavirusin, dhe çdo përputhje duhet të behët dhe në gjykimin klinik. Nëse pacienti ka shenja si kollitje dhe temperaturë atëherë testimi duhet të jetë dhe duhet të përsëritet testi. Sa më shumë teste të bëhen aq më i lehtë ëstë dhe menaxhimi i saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!