Mesfushori anësor i Shqipërisë, Emir Lenjani, me anë të një video të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhuruar spektakël. Lenjani ndodhet aktualisht në karantinë, si dhe pa skuadër, pasi u largua nga ekipi zviceran i Sion.
30 vjeçari nga Prishtina, me videon e publikuar, tregoi formën e tij shumë të mirë fizike, si dhe na dha një ide se si mund të kalohet koha në këto ditë izolimi.
Me vetëm dy duar dhe me këmbë në ajër, Lenjani është i veshur me bluzën e Xherdan Shaqirit (Zvicër). Më pas, pa zbritur fare në tokë, Lenjani e heq bluzën e sulmuesit të Liverpool dhe vesh fanellën e tij të Shqipërisë. Thjesht fantastik!/abcnews.al