Gjashtëqind anëtarë të ushtrisë franceze kanë rezultuar pozitive me koronavirus, njoftoi të shtunën Ministri Francez i Mbrojtjes Florence Parly.
“Situata ka agravuar dhe ne po e ndjekim atë nga afër,” tha ministri, duke shtuar: “Kapaciteti ynë operacional nuk do të ndikohet.”
Të enjten, ministria njoftoi se katër ushtarë francezë nga operacioni anti-xhihadist Barkhane në Sahel – një rajon i Afrikës perëndimore dhe veri-qendrore që shtrihet nga Senegali në Sudan – kishin rezultuar pozitive ndaj testit të koronavirusit./abcnews.al