Club Brugge u shpall kampion, kapiteni: Nuk festoj pa u kthyer gruaja ime

schedule11:39 - 4 Prill, 2020

schedule 11:39 - 4 Prill, 2020

Belgjika vendosi t’i jepte fund kampionatit të këtij sezoni dhe shpalli Club Brugge skuadrën kampione. Pavarësisht se jo si normalisht, tifozët, lojtarët dhe stafi teknik kanë festuar ashtu siç mund të festohet në kushte izolimi.

Diçka të tillë nuk e ka bërë kapiteni i skuadrës. Gruaja e Ruud Vormer punon si doktoreshë dhe ajo po lufton fort për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish që janë infektuar me koronavirus. Mesfushori 31-vjeçar flet për Het Laatste Nieuës rreth situatës së krijuar dhe nuk i kursen falënderimet për sektorin e shëndetësisë.

Jam shumë krenar për gruan time, nuk do e bëja kurrë atë që po bën ajo, do të kisha shkalluar nga trutë. Më mbetet vetëm ta admiroj dhe nuk kam ndërmend ta festoj titullin derisa ajo të kthehet në shtëpi. Kur të vijë ai cast, mund të pi diçka për qejfin tim.

Respekte të mëdha për sektorin e shëndetësisë, pastruesit dhe të gjithë njerëzit që po bëjnë të mundur ecjen përpara të botës. Për të gjithë ju që po qëndroni në shtëpi, vazhdoni kështu, edhe pse nuk është e lehtë”, deklaron Vormer. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!