“Qyteti prej kështjelle”, Zahara de la Sierra, i ndodhur në jug të Spanjës duket si vendi më fatlum, krahasuar me vendet e tjera të botës. Që prej 14 marsit, Zahara e izoloi vendin nga e gjithë pjesa tjetër e botës për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërkohë që në Spanjë numrat e të infektuarëve rriteshin në mënyrë të frikshme, shkruan CNN
Kryebashkiaku vendosi të lërë të hapur vetëm një nga 5 hyrjet e qytetit, duke i bërë me dije banorëve se Spanja kishte hyrë në listën e vendeve me gjendje alarmante. Që atëherë, Spanja numëron më shumë se 100,000 raste dhe 10,000 vdekje, referuar të dhënave të universitetit Johns Hopkins.
Ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës, në Zahara nuk ka patur asnjë të prekur me Covid-19. Masat e marra në mënyrë drastike dhe bashkëpunimi i qytetarëve bënë që vendi t’i kursej vetes kosto të shumta. Një pjesë e mirë e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe fshatrat apo qytezat pranë saj kanë patur shumë raste me të infektuar dhe viktima.
Ndërkohë në Zahara, qyteti i rrethuar me shtëpia të bardha të fortifikuara dhe pemë ulliri, s’ka asnjë shenjë pandemie. Duke qenë se është destinacion shumë i pëlqyer nga turistët e huaj, autoritetet u detyruan të largonin turistët gjermanë dhe francezë për shkak të izolimit total që iu bë vendit.
“Nuk ka asnjë makinë që nuk kalon nëpër pikën e kontrollit dhe nuk dezinfektohet,” thotë Galván.
Kryebashkiaku thotë se masa të tilla mund të jenë diku nga 20% në 80% efektive, por tregon se ka të bëjë me sigurimin. “Ne kemi arritur t’u japim qetësi fqinjëve tanë”, thotë ai. “Ata e dinë që askush ‘i panjohur” nuk mund të hyjë. ”
Një biznes paguan dy gra për të bërë furnizime ushqimore dhe mjekësore për të zvogëluar numrin e njerëzve në rrugë, Ata punojnë rreth 11 orë në ditë.
Njëra prej tyre, 48-vjeçari Auxi Rascon, thotë se përgjigjia nga qytetarët e tjerë ka qenë e mrekullueshme.
“Ata janë shumë të lumtur, sepse nuk kanë nevojë të dalin jashtë, ata ndihen të mbrojtur dhe ndihen të sigurt,” thotë ajo. Rascon është gjithashtu krenar për reagimin e shpejtë të qytetit. “Ata morën masat e duhura në momentin e duhur dhe tani ne po shohim rezultatet,” tha ajo për CNN me telefon.
Përveç organizimit të shërbimit, shoqata e grave Zaharilla kujdeset për të moshuarit që nuk mund të gatuajnë vetë.
Qyteti gjithashtu ka pajisur dy makina me muzikë dhe drita, “në mënyrë që fëmijët të dalin në ballkonet e tyre dhe t’i shijojnë”, thotë Galván.
Për Galván, kjo është më shumë se ndihmë financiare. Bëhet fjalë për ruajtjen e Zahara si një komunitet. Babai i tij lindi këtë qytet. Por kryetari i bashkisë e di se në fund të fundit, Zahara do të ketë nevojë për ndihmë nga Madridi ose qeveria rajonale nëse vazhdon izolimi i vendit.
Pra ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është bashkëpunimi dhe devotshmëria e qytetarëve. Të gjithë janë të lumtur për rezultatin që dha durimi dhe masat e marra në kohë, në një periudhë si kjo, kur jo shumë kilometra larg tyre Spanja po lufton egër me sëmundjen./abcnews.al