Junker: Nuk jam këtu për të dhënë data, vijoni reformat

schedule08:45 - 26 Shkurt, 2018

schedule 08:45 - 26 Shkurt, 2018

Reshjet e shiut pamundësuan pritjen me nderime ushtarake të parapërgatitur nga Kryeministria për kreun e Komisionit Europian, Jean Claude Junker.

Për këtë kryeministri Edi Rama i kërkoi personalisht ndjesë shefit të ekzekutivit europian, menjëherë pasi i kërkoi atij që Komisioni që drejton t’i jape Parlamentit Europian në 17 maj, një rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë.

“Një vit më parë dhanë rekomandim me kusht që të vijonin reformat. Unë e përsëris se besojmë se e meritojmë të plotë dhe të pastër rekomandimin”.

Shefi i ekzekutivit shqiptar listoi arsyet e tij që kanë çuar Shqipërinë përpara krahasuar me një vit më parë.

Kreu i komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i shoqëruar në këtë tur të ballkanit perëndimor nga eurokomisioneri Johanes Hahn, i përsëriti kryeministrit Rama atë çka i tha homologut të tij maqedonas Zoran Zaev vetëm pak orë më parë.

“Nuk jam këtu për t’ju dhënë data për hapjen e negociatave jam këtu për t’ju thënë vazhdoni përpara. Të vazhdoni me reforma dhe do rekomandoj hapjen e negociatave”.

Zgjidhja e problemeve me fqinjët, si çështje thelbësore e strategjisë së zgjerimit të KE-së, është parësore për t’u zgjidhur përpara çeljes së negociatave, theksoi Junker.

Në përfundim të vizitës dy ditore, pas takimit me presidentin Ilir Meta, kreu i Komisionit Europian i drejtohet Serbisë për vijimin e turit në Ballkanin Perëndimor për bisedimet mb strategjinë e zgjerimit të këtij komisioni ndaj këtij rajoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!