“Conte shakaxhi i madh dhe si baba për ne. Xhonglimet? Nuk bëjnë për mua”

schedule23:19 - 3 Prill, 2020

schedule 23:19 - 3 Prill, 2020

Stefano Sensi ishte një nga përforcimet e Interit në merkaton e verës së kaluar. Mesfushori i ardhur nga Sassuolo ka zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe ka fituar besimin e Antonio Contes dhe tifozëve zikaltër.

Kam një raport të mirë me trajnerin, është shumë shakaxhi, ndryshe nga sa duket. Ai është një person i drejtpërdrejtë, cilësi të cilën ia vlerësoj shumë. Është si një baba për ne, ka qëndrimet e një prindi me shumicën prej nesh”, deklaron 24-vjeçari për La Reppublica.

Sensi ndalet edhe te Christian Eriksen, afrimi i Interit në merkaton e janarit. Ai e vlerëson shumë organizatorin danez, nuk e sheh atë si konkurrent dhe e mbyll me një koment rreth stërvitjeve në kushtet e karantinës. “Ardhja e Eriksen problem për mua? Aspak, një skuadër e madhe duhet të ketë shumë lojtarë në çdo pozicion.

Christian ka luajtur në nivele të larta, na ka dhënë dhe do të na japë një ndihmë të madhe. Karantina? Programi i trajnimit është i ngjashëm me atë që bëjmë në Pinetina, dallimi është topi, të cilin nuk e prek kurrë. Disa shokë përpiqen xhonglojnë rreth shtëpisë. Unë nuk e bëj, nuk ka fare kuptim”, përfundon Sensi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!