Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pika kyçe është prekja e mushkërive”, mjeku infeksionist sqaron shenjat klinike që duhet të ketë një person për të shkuar në spital

schedule17:44 - 3 Prill, 2020

schedule 17:44 - 3 Prill, 2020

Mjeku Infeksionist, Arjan Harxhi në studion e “ABC News” ka folur për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Mjeku infeksionist gjithashtu u ndal te pacienti 75 vjeçar i cili humbi jetën në spitalin Infektiv. Ai theksoi se pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk pati një impakt pozitiv të terapisë.

Kjo sëmundje ka pasoja të rëndë për shëndetin. Reagimi i organizmit është i pamundur që të kalojë qoftë veprimin e virusit, por po shohim që po prekin edhe pacientë të cilët janë me sëmundje shoqëruese.

“Pacientit ju dha ndihma e parë, por nuk patëm mundësi që të shihnim një impakt të terapisë”, u shpreh ai.

A bëhet një lloj përzgjedhje për të mos ngarkuar kapacietet e spitaleve. Cilat janë shenjat klinike që dikush duhet të qëndrojë në shtëpi?

Harxhi: Secili rast duhet analizuar në vetevete. Është detyra e jonë të analizojmë rast pas rasti. Nuk mund të flas se si bëhet konkretisht triazhi. Me triazhin vlerësohet rasti nëse hyn në kategori të rrezikshme. 80% e rasteve kalojnë në forma të lehta. Se si realizohet konkretisht procesi i trizhit nuk mund ta them konkretisht.

Kur një person duhet të shkojë në spital?

Harxhi: Nuk ka klasifikim që të zëvendësojë vlerësimin e mjekut, por megjithatë shenjat klasike të sindromit gripal të bëjnë të qëndrosh në shtëpi, temperaturë, kollë e lehtë. Pika kyçe është prekja e mushkrive e cila manifestohet me vështirësi në frymëmarrje. Ky është një tregues që vendos se pacienti duhet trajtohet.

Por, ka edhe detaje të tjera që mjeku i sheh me përparësi. Matja e sasisë së oksigjenit në gjak.

Rasti në spital vjen i rënduar. Duhet bërë një analizë për rastet se si trajtohen dhe se si monitorohen. 10 apo 15 e formave të lehta mund të agravojonë . Momenti i rëndimit të gjendjes është deri në 10 ditë.

Me çfarë kurohet dikush që qëndron në shtëpi?

Harxhi: Kërkon vetëm mjekim simptomatik, lëngje dhe mjekime për shenja të caktuara.

Gjithashtu mjeku infeksionist theksoi se rastet të cilat hyjnë në kategorinë e rasteve të hospitalizuara duhet të trajtohen në spital.

“Pavarësisht se nuk ka mjekim të certifikuar që të veprojë drejtëpërdrejtë, ka një trajtim për këto raste.

Veçori i këtij infeksioni është se përkeqësimi ndodh në mënyrë të menjëhershme. Pacienti duhet të monitorohet nga afër sepse gjendja mund të rëndohet brenda 30 minutave.

Ne dimë që mund të ketë një përqindje të caktuar për rastet që janë pa shenja, dhe në fillimet e infektimit të tyre mund të jenë infektues, por shifra ende nuk dihet.

Kjo sëmundje të vdes ose nga një infeksion i rëndë, ose nga një kundëreagim i organizmit.

Moshat e vjetra vdesin sepse nuk kanë asnjë lloj aftësisë për tu përgjigjur. Ndërkohë në moshat e reja është kundërpërgjigja, dhe nuk i japim dot përgjigje se përse në disa persona COVID-19 jep forma të lehta, tek disa persona më të rënda dhe disa të tjerë humbin jetën.

Kundërgjigja kryesore që në bëjmë është suporti respirator, sepse kjo sëmundje bën që mushkëria e personit të mbushet me ujë.

Më tej mjeku infeksionist tha se kjo epidemi është menaxhuar brenda shërbimit Infektiv, dhe se shërbimi u fuqizua me shumë respirator. “Gjithë pavioni u kthye në një njësi të kujdesit Infektiv”, u shpreh ai.

Nga se vuajnë shqiptarët që ka pasur vitkima më të reja se në vendet e tjera?

Harxhi: Kjo është një analizë që studiohet pas pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!