Gjermania ka vendosur që ti trajtojë të sëmurët me Covid-19 në një mënyrë tjetër.
Shteti gjerman do të zbatojë një protokoll mjekësor sipas imunizimit pasiv.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani e cila i është bashkuar nismës së shtetit gjerman dhe i bën thirrje të gjithë personave që e kanë kaluar koronavirusin.
Në thirrjen e kësaj shoqate sqarohet se përse Gjermania ka vendosur të aplikojë këtë lloj trajtimi.
Sipas ekspertëve gjermanë, mësohet se plazma e personave që kanë kaluar koronavirusin, përmban disa antitrupa që mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë, që të kurohen.
Ky imunizim i ashtuquajtur “pasiv” ka qenë përdorur me sukses për sëmundjen e poliomelitit, fruthit dhe Ebolan.
Njoftimi i plotë:
“Shoqata e Infermierëve Shqiptarë në Gjermani
Imunizimi pasivë
Terapia me të cilën Gjermania do të luftojë Koronavirusin dhe të shpëtojë jetët e njerëzve, derisa të shpiket kura dhe vaksina e posaçme anti Covid-19.
Dhurimi i gjakut shpëton jetë.
Spitali Universitar Münster dhe Shkolla Mjekësore në Hannover aktualisht po u bëjnë thirrje pacientëve me covid-19 të cilët janë shëruar për të dhuruar plazmën e gjakut.
Kjo plazmë përmban antitrupa dhe mund të ndihmojë njerëzit e sëmurë rëndë e që kanë zhvilluar mbrojtje të dobët, të kurohen.
Ky imunizim i ashtuquajtur pasiv ka qenë përdorur me sukses për poliomielit, fruthin dhe Ebolan.
Më poshtë u behet thirrje atyre që e kanë kaluar dhe që janë shëruar nga Covid-19 dhe që vullnetarisht dëshirojnë të dhurojnë plazmën nga gjaku i tyre për të kuruar të tjerë të prekur.
Mund të kontaktojnë [email protected] ose [email protected].
Qendra Federale për Edukim Shëndetësor së shpejti do të publikojë një listë të klinikave të tjera me të cilët vullnetarët mund të kontaktojnë”./abcnews.al

