Solidarizohet edhe Neymar, zbulohet shifra e dhuruar për UNICEF

schedule11:18 - 3 Prill, 2020

schedule 11:18 - 3 Prill, 2020

Neymar është solidarizuar dhe ka vendosur të dhurojë një shumë të konsiderueshme për UNICEF, në mënyrë që të ndihmohen ata që preken nga pandemia e Coronavirusit. Raportohet se ylli brazilian i PSG ka dhuruar më shumë se 750 mijë sterlina.

COVID-19 ka prekur një numër të madh në botë,  tashmë mbi 1 milion. Numri i viktimave sa vjen e rritet dhe nga informacionet e deritanishme janë mbi 50 mijë njerëz që kanë vdekur. Beteja vazhdon akoma, por pasojat do të jetë të mëdha edhe pas normalizimit të situatës.

Shumë njerëz kanë humbur vendin e punës, ndërkohë që ka shumë kompani që po pësojnë humbje të mëdha në aspektin financiar. Kështu, do të duhet që një pjesë e mirë e popullsisë së botës të ndihmohet dhe njerëz të famshëm, sikurse Neymar, mund të bëjnë shumë në këtë drejtim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!