Trajneri më i mirë i kombëtares, pezullimi dhe e ardhmja: Rrëfehet Hidi

schedule17:29 - 2 Prill, 2020

schedule 17:29 - 2 Prill, 2020

Isli Hidi ka prekur disa tema gjatë prononcimit të tij për “Fan Zone” në Supersport. Portieri i Bylis tregon trajnerin më të mirë me të cilin ka punuar te kombëtarja shqiptare (numëron 17 ndeshje të zhvilluara), sezonin e skuadrës ballshiote dhe të ardhmen.

Trajneri më i mirë në kombetare? Kam punuar me Brigel, Oto Baric dhe Josip Kuzhe. Nuk i ndaj dot, pasi kanë pasur skemat e veta. Për mendimin tim Brigel. Pezullimi i kampionatit? Situata ishte e tillë dhe po prisnim ndeshjen me Tiranën. Pastaj u vendos që nuk lëviznim dot dhe qëndruam në Ballsh dy ditë.

Në shtëpi nuk mund të bësh shumë stërvitje. Është shumë larg me stërvitjen në fushë. Do jetë problem për të gjithë. Do na jepet kohë të bëjmë një minifaze, pasi ka shumë që nuk luajmë. Nuk mund të them që jam golashenues. Doja të provoja të shënoja tani në fund të karrierës. Ndjesia është më e mirë kur shpëton skuadrën se sa kur shënon.

Çdo sportist ka dëshirë të luajë sa më shumë. Fundi i karrierës është edhe më i vështirë. Kur ndihesh mirë, edhe luan. Tani ndjehem mirë dhe të shohim në vazhdim“, deklaron 39-vjeçari. /abcnews.al