Valencia u “sakatua” nga COVID-19, mësohet gjendja e të prekurve

schedule12:41 - 2 Prill, 2020

schedule 12:41 - 2 Prill, 2020

Lajme të mita nga Spanja, ku kishin dalë futbollistë pozitivë me COVID-19. Më të prekur ishin te Valencia, klub që kishte luajtur në Bergamo kundër Atalanta në Champions League. Spanjollët kishin njoftuar se gati 35% e stafit kishin dalë pozitive, pa zbuluar emra.

Tanimë Marca zbulon se situata është përmirësuar në klubin spanjoll, pasi të gjithë të infektuarit kanë zhvilluar testin dhe tashmë kanë dalë negativë, çka tregon se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. pritet që ata të zhvillojnë edhe një test tjetër, për t’u siguruar.

Situata në Spanjë nuk është e mirë, pasi në 24 orët e fundit kanë vdekur 950 viktima. Shifra vjen në rritje, ndërkohë  që të prekur deri më tani janë rreth 110 mijë persona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!