20 refugjatë rezultojnë pozitiv me koronavirus, kampi në Greqi vendoset në karantinë

schedule13:00 - 2 Prill, 2020

schedule 13:00 - 2 Prill, 2020

Kampi i refugjatëve Ritsona në Greqi është vendosur karantinë pasi disa nga banorët e tij rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, thotë Ministria e Migracionit në vend.

Kampi, në veri-lindje të Athinës, është shtëpia e më shumë se 2,000 refugjatëve.

Sipas ministrisë, 63 persona në kamp janë testuar. Njëzet prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Testimi u krye kur një grua në kamp u konfirmua se ishte infektuar me Covid-19, pasi lindi në një spital të Athinës të dielën. Është e paqartë se si ajo u infektua.

Sipas rregullave të reja të karantinës, askush nuk do të lejohet brenda ose jashtë kampit për dy javët e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!