Nicole Aniston, Luna Star, Abigail Mac, Olivia Austin dhe Susy Gala. Kush janë këto dhe ç’lidhje kanë me sportin? Pesë aktore të filmave për të rritur, të rreshtuara në një shaka që kampionët e Riga kanë bërë për mbrojtësin Herdi Prenga.
Klubi letonez i rreshton ato si të preferuarat e lojtarit shqiptar, teksa shkruan: “PornHub ofroi akses falas për shërbimin Premium për të gjithë njerëzit, kështu që ata kanë diçka për të bërë gjatë karantinës. Por Herdi Prenga vendosi ta ndajë eksperiencën e tij”.
Nuk mjafton vetëm kaq, pasi në foton e publikuar, ku supozohet se është disa e 19-të e karantinës, ata kanë edhe një tjetër mesazh: “Herdi Prenga ju rekomandon 5 aktoret më të mira në filmat për të rritur. Ndjesë, por për shkak të ndjekësve të rinj, na është dashur të mbulojmë disa pjesë. Thjeshtë kërkojini në Google, perversë”. /abcnews.al


