Teste masive, para dhe aspak panik: Formula magjike e përballjes me koronavirusin

schedule11:30 - 3 Prill, 2020

schedule 11:30 - 3 Prill, 2020

Nga Harvey V. Fineberg, The New England Journal of Medicine

Ekonomia është duke u dobësuar çdo ditë dhe mijëra ose më shumë se një milionë amerikanë janë në rrezik. Shumica e analizave  dhe studimeve tregojnë se si pandemia do të luajë një rol të madh në ekonominë botërorë dhe se si këto pengesat ekonomike do të kërkojnë një kohë shumë më të gjatë sesa pandemia për rikuperimin ekonomik. Sidoqoftë, siç do të thoshin ekonomistët, ekziston një opsion mbizotërues, ai që kufizon njëkohësisht vdekjet dhe risjell lulëzimin e ekonomisë.

Kjo zgjedhje fillon me një fushatë të fuqishme, të përqendruar për të zhdukur Covid-19 në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi nuk është të rrafshojmë kurbën; qëllimi është të eliminojmë kurbën. Kina e bëri këtë në Wuhan. Ne mund ta bëjmë atë në të gjithë  vendin brenda 10 javësh, raporton abcnews.al

Duke vepruar me inteligjencë duke studiuar mirë vendet- ku virusi zvogëlohet, sa shpejt lëviz, ku është më kërcënues, dhe cilat janë dobësitë e tij – ne mund të fillojmë të rigjenerojmë ekonominë pa e rrezikuar edhe më tej.

Nëse ndërmarrim këto gjashtë hapa për të mobilizuar dhe organizuar kombin, mund të mposhtim Covid-19 deri në fillim të qershorit.

1.Vendosni në krye dikë të besuar dhe të aftë

Presidenti duhet të befasojë kritikët e tij dhe të emërojë një komandant i cili raporton drejtpërdrejt tek presidenti. Ky person duhet të ketë besimin e plotë të presidentit dhe duhet të fitojë besimin e popullit amerikan. Ky nuk është një koordinator nëpër agjensi. Ky komandant mbart fuqinë dhe autoritetin e plotë të presidentit amerikan për të mobilizuar çdo pasuri civile dhe ushtarake të nevojshme për të fituar luftën.

Kërkojini çdo guvernatori të caktojë një komandant shtetëror individual me një autoritet të ngjashëm mbarëkombëtar. Diversiteti i kombit tonë dhe fazat e ndryshme të pandemisë në rajone të ndryshme na lejojnë të synojmë reagime në vende dhe periudha specifike, të vendosim dhe rishpërndajmë furnizime të kufizuara kombëtare ku mund të bëjnë më të mirën, dhe të mësojnë nga përvoja, raporton abcnews.al

2.Vendosni miliona teste diagnostikuese në dispozicion

Jo të gjithë duhet të testohen, por ata me simptoma duhet të testohen. Kombi duhet të përgatitet për të kryer miliona teste diagnostikuese në 2 javët e ardhshme. Ky ishte çelësi i suksesit në Korenë e Jugut. Çdo vendim për administrimin e rasteve varet nga vlerësimi i shëndoshë mjekësor dhe rezultatet e testeve diagnostikuese. Pa teste diagnostikuese, ne nuk mund të gjurmojmë përhapjen e virusit. Duhet të përdorimin mënyra krijuese për të mobilizuar laboratorët e hulumtimit të vendit për të ndihmuar në kontrollin e popullatës; duhet ti referohemi personave që rezultojnë pozitiv për studime  të mëtejshme.

Qëndrat e testimit klinik në çdo komunitet duhet të jenë larg nga qendrat e tjera të kujdesit.

3.Furnizoni punonjës të shëndetit me pajisje mjekësore dhe pajisni spitalet me mjetet e nevojshme që të kujdesen për pacientët me sëmundje të rënda

Furnizimet e mjaftueshme të PPE (pajisje personale mbrojtëse) duhet të jenë çështje kryesore për çdo punonjës shëndetësor në Sh.B.A që janë në vijën e parë  që kujdesen për pacientët dhe testojnë personat që dyshohen për koronavirus. Ne nuk do t’i dërgonim ushtarët në betejë pa jelekët ballistë; punonjësit e shëndetësisë në vijën e parë të kësaj lufte meritojnë jo më pak. Qendrat rajonale të shpërndarjes duhet të bëjnë të mundur dhe menjëherë furnizmin me  ventilatorë dhe pajisje të tjera të nevojshme në spitalet me nevojën më të madhe. Përkundër përpjekjeve më të mira të të gjithëve, në zonat më të goditura, standardet e krizës së kujdesit do të duhet të zbatohen për të marrë vendime etike të shëndosha, të pashmangshme në lidhje me përdorimin e pajisjeve dhe furnizimeve që duhen, raporton abcnews.al

4.Ndani popullsinë në pesë grupe dhe trajtoni ata në bazë të rrethanave

Së pari duhet të dimë se kush është i infektuar; së dyti,  cili supozohet se është i infektuar (d.m.th., persona me shenja dhe simptoma në përputhje me infeksionin të cilët fillimisht rezultojnë negative pasi testohen); së treti, cili është ekspozuar; së katërti, cili nuk dihet nëse është ekspozuar ose infektuar; dhe i pesti, cili është shëruar nga infeksioni dhe është imun.

Ne duhet të veprojmë në bazë të simptomave, ekzaminimeve, testeve (aktualisht, analizave të reaksionit zinxhir polimerazë për të zbuluar ARN virale), dhe ekspozimeve për të identifikuar ata që i përkasin secilit nga katër grupet e para.

Duhet të shtrojmë në spital ata me sëmundje të rëndë ose me rrezik të lartë, raporton abcnews.al

Ndërtoni  salla për të trajtuar të sëmurët  duke përdorur qendra bosh kongresesh, për shembull, për t’u kujdesur për ata me sëmundje të butë ose mesatare dhe me rrezik të ulët; një sallë e izoluar për të gjithë pacientët do të zvogëlonte transmetimin tek anëtarët e familjes. Shndërroni hotele të zbrazëta në  karantinë për të strehuar ata që kanë qenë të ekspozuar dhe izolojini ata  për 2 javë.

Të jesh i aftë të identifikosh grupin e pestë – ata që kanë qënë të  infektuar më parë, janë rikuperuar dhe kanë imunitet – kërkon zhvillim, vërtetim dhe vendosje të testeve të bazuara në antitrupa.

5 Mundohuni të ulni panikun tek populli

Në këtë përpjekje gjithëpërfshirëse, të gjithë kanë një pjesë për të luajtur dhe praktikisht të gjithë janë të gatshëm. Ne kemi filluar të  përdorim zgjuarsinë amerikane në krijimin e trajtimeve të reja dhe një vaksine, duke siguruar një larmi dhe numër më të madh testesh diagnostikuese, dhe duke përdorur fuqinë e teknologjisë së informacionit, median sociale, inteligjencën artificiale dhe informatikën me shpejtësi të lartë për të hartuar zgjidhje të reja. Këto përpjekje duhet të  shumëfishohen. Të gjithë mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të ekspozimit ndaj virusit dhe të mbështesin miqtë dhe fqinjët e tyre në këtë kohë kritike. Pasi të gjithë punonjësit e shëndetit të kenë maskat që u duhen, Shërbimi Postar i SH.B.A.-ve dhe ndërmarrjet private të gatshme mund të bashkohen për të ofruar maska ​​kirurgjikale dhe  dezinfektues për çdo familje amerikane. Nëse të gjithë veshin një maskë kirurgjikale jashtë shtëpisë, ata që janë presimptomatikë dhe të infektuar do të kenë më pak të ngjarë të përhapin infeksionin te të tjerët.

6.Mësoni nga hulumtimet që kryeni

Kujdesi klinik do të përmirësohej shumë nga një trajtim efektiv antiviral dhe çdo rrugë e besueshme duhet të hetohet. Ne e bëmë atë me HIV; tani, ne duhet ta bëjmë atë më shpejt me SARS-CoV-2. Klinikat kanë nevojë për teste më të mira për të kuptuar nësë  gjendja e pacientit është e prirur të përkeqësohet me shpejtësi ose kush mund  të vdesë.

Vendimet ndaj reagimit të shëndetit publik dhe për të rifilluar ekonominë duhet të udhëhiqen nga shkenca. Nëse mësojmë se sa njerëz janë infektuar dhe nëse ata tani janë imunë, ne mund të përcaktojmë nëse është e sigurt që ata të kthehen në punë dhe nëse mund të rifillojnë aktivitetin normal.

A është e sigurt që të tjerët të kthehen në punë? Kjo varet nga niveli i infeksionit që vazhdon ende, nga natyra e ekspozimeve të mundshme në vendin e punës, si dhe nga kontrollimi i besueshëm dhe zbulimi i shpejtë i rasteve të reja, raporton abcnews.al

A mund të rihapen shkollat ​​? Kjo varet nga ajo që dimë për fëmijët si transmetues të virusit tek mësuesit, prindërit dhe gjyshërit e tyre. Sa të rrezikshëm janë hapësirat dhe sipërfaqet e ndotura? Kjo varet nga mbijetesa e virusit në kushte të ndryshme mjedisore dhe nga materiale të ndryshme.

Nëse e përdorim këtë qasje dhe jemi të udhëhequr nga shkenca, ne mund të fillojmë të rihapim bizneset e të gjitha llojeve, përfshirë linjat ajrore, hotele, restorante dhe vende argëtimi. Duke vendosur para në xhepat e njerëzve gjatë dy muajve të ardhshëm, duke mbrojtur bizneset e vogla dhe duke bërë kufizime në kredi, presidenti dhe kongresi  do të kenë pozicionuar ekonominë në rrugën e lulëzimit, sapo virusi të zhduket.

Nëse e bëjmë këtë, ne mund t’i lehtësojmë amerikanët nga dhimbja dhe humbja e shmangshme e njerëzve tanë të dashur, të luajmë rolin tonë në luftën globale kundër Covid-19 dhe të jemi në një pozitë më të fortë për të ndihmuar vendet e tjera, raporton abcnews.al

Nëse vazhdojmë me masa të përgjysmuara kundër koronavirusit, rrezikojmë ta shtyjmë ekonominë me një ngarkesë afatgjatë dhe të shmangshme të konsumatorëve me ankth, sëmundje, dhe duke shkaktuar kosto më të larta mjekësore.

Ndërsa përpiqemi ta zhdukim pandeminë menjëherë duhet të ndërmarrim hapa që të pajisemi më mirë për t’u marrë me koronavirusin me kalimin e kohës dhe me kërcënime të tjera që shfaqen në shekullin XXI. Një vaksinë e sigurt dhe efektive do të ndihmojë në mbrojtjen e të gjithëve dhe do të shërbejë si një masë kryesore kundër rikthimit së virusit nga vendet e tjera të botës. Ri-forcimi i shëndetit publik do të forcojë kapacitetet kombëtare, shtetërore dhe lokale për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ardhshme. Hartimi i modeleve parashikuese të sakta për infeksione në zhvillim do të rrisë gatishmërinë.

Në vend që të pengohemi përmes një serie fillimesh dhe ndalimesh dhe masa të përgjysmuara si për shëndetin ashtu edhe në frontet ekonomike, duhet të krijojmë një strategji për të mposhtur koronavirusin dhe të hapim rrugën drejt ringjalljes ekonomike. Nëse veprojmë menjëherë, ne mund të festojmë më 6 qershor 2020, ditën kur Amerika shpall fitoren ndaj koronavirusit./Përktheu në shqip: abcnews.al