Tenderat e karantinës shkojnë në “SPAK”: PD kallëzon sot Olta Xhaçkën

schedule08:36 - 1 Prill, 2020

schedule 08:36 - 1 Prill, 2020

Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme për ministren e Mbrojtes, Olta Xhaçka. Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit tha se tenderi i ushqimit është aferë korruptive, pasi sipas tij kjo kompani është përzgjedhur pa garë.

Ai tha se kompania fituese nuk është specializuar për produkte ushqimore. Sipas tij kjo kompani është specializuar për pajisje elektrike.

Nga ana tjetër gazetarja Glidona Daci në një lidhje për “Abc e mëngjesit” tha se nëpër gjykata zvillohen vetëm seancat që janë me afate dhe për masat e sigurisë. Por ditën e djeshme drejtuesi i Gjykatës së Posaçme Sandër Simoni i është drejtuar me një letër drejtorit të Burgjeve Agim Ismaili duke i kërkuar që të fillojnë proceset gjyqësore dhe të zhvillohen online. Duke qenë se paraburgosurit nuk duhet të lëvizin nga ambientet e paraburgimit nuk duhet të lëvizin nga ambientet e paraburgimit ata mund ti zhvillojnë seancat online me pjesëmarrja në sallat e gjyqit vetëm të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve.

Deri në këto momente Drejtoria e Burgjeve nuk ka kthyer ende një përgjigje zyrtare gjykatës nëse do të pranojë apo. Ndërsa nga ana e gjykatës janë marrë të gjitha masat. /avcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!